Google ADS

Seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, “Arka” dhe “Dhuna në Qendër”

09:49 | 1 Korrik 2019
A. B.

Në Gjykatën Penale sot do të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarëve të tjerë lidhur me rastin “Monstra”, të vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, një ngjarje e rëndë që ndodhi më 12 prill 2012.

Gjykimi udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në fazën e dëshmive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për vrasjen e pesëfishtë, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të 2017 shfuqizoi aktgjykimet, liroi nga burgu Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Aziri, duke ju shqiptuar masa të përkujdesit.

Seancë është caktuar edhe për rastin “Arka”, në të cilën i akuzuari i parë është ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujevski.

Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, me çka kanë shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit në vlerë prej 862.045 eurove, për blerjen e pajisjeve elektro-komunikative për nevojat e DSK-së.

Seancë sot do të mbahet edhe për rastin “Dhuna në Qendër”, që ka ndodhur në qershor të vitit 2013.

Në këtë lëndë të akuzuar janë disa persona, në mesin e të cilëve edhe Nikolla Gruevski, ish-ministri mile Janakieski, si dhe ish-këshilltarja e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova dhe tetë persona tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme