Mbi 1 mijë e 600 punonjës të administratave nëpër gjykata dhe prokurori të Kosovës, nga sot, do ta fillojnë grevën me kërkesën: Përfshirjen në ligj si nëpunës civil me status të veçantë, koeficient në vlerën e 25 për qind dallim me shërbyesit tjerë civil, t’u paguhet shtesa në vlerë prej 50 euro në çdo tre muaj, si dhe disa kërkesa tjera.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës, Bahri Jashari, tha për Radio Kosovën se vendimi për fillimin e grevës së pezulluar muaj më parë është marrë në kryesi dhe se e njëjta nuk do të ndërpritet deri në realizimin e të gjitha kërkesave të tyre.
“Një gjyqtar e ka rrogën mbi 2500 euro kurse një zyrtar ligjor, i cili punon me të, e ka rrogën 35 euro. Ne po kërkojmë që koeficientët me ligjin e ri të pagave të kenë dallim 25 për qind prej shërbyesve tjerë civil që koeficienti me fakultet mos të jetë nën 2,3 e tutje dhe mos të bëhet diskriminim. Natyra e punës nëpër gjykata dhe prokurori është një punë specifike, e mundimshme, me kujdestari dhe deri tani nuk kemi pas asnjë benefit prej askujt”, tha ai.
Jashari tha se Sindikata i ka lajmëruar të gjitha institucionet, por deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim për të diskutuar me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, andaj do të bllokohet puna nëpër të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.
“Në qoftë se nuk plotësohen kërkesat e parapara, greva do të vazhdojë derisa Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave, do të binden që kërkesat e punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive janë të arsyeshme dhe të ligjshme”, tha ai.
Ndërkohë, përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse, si Ministria e Financave, ajo e Drejtësisë dhe Qeveria e Kosovës, të kontaktuar nga Radio Kosova, nuk kanë dhënë përgjigje rreth këtyre kërkesave.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...