Google ADS

Gostivar, ditë e hapur e Ushtrisë si pjesë e aktiviteteve të trajnimit “Goditje vendimtare”

08:39 | 1 Korrik 2019
V. S.

Në sheshin e qytetit në Gostivar sot do të mbahet  Dita e hapur për qytetarët si pjesë e aktiviteteve  të trajnimit ushtarak “Goditje vendimtare”, që do të mbahet  në poligonin e armatës “Krivollak”.

Në Ditën e hapur, qytetarët do të kenë mundësi ta shohin pajisjen dhe të realizojnë komunikim direkt me pjesëtarët e armatave të cilët do të marrin pjesë në trajnim.

Në ngjarje është paralajmëruar edhe prania e ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtatmadhoria e Armatës dhe Ambasada e SHBA-së.

Trajnimi “Goditje vendimtare” do të mbahet  nga data 5 deri në datën 9 të këtij muaji, ndërsa do të marrin pjesë rreth 2.700 ushtarë të armatave të pesë shteteve aleate – SHBA, Lituani, Shqipëri, Bullgari dhe Mal të Zi. Qëllimi i trajnimit është përforcimi i procedurave operative standarde të njësive, përmirësim i interoperabilitetit, përparim i mirëkuptimit të përbashkët dhe besim i përforcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme