Basha: Sot u provua se me Ramën në krye nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme

21:09 | 30 Qershor 2019
Arbresh.info

Gjatë një komunikimi nga selia e PD-së, kreu i saj Lulzim Basha është shprehur se, dita e sotme vërtetoi edhe një herë se me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

“E gjithë pjesëmarrja e sotme është pjesëmarrje e sektorit publik, nën kërcënimin e tyre dhe familjarëve të tyre.

Ju jap fjalën se do të çliroheni shumë shpejt nga ky ankth. Do ti shërbeni me dinjitet vetëm qytetarëve dhe ligjit dhe jo pushtetit të rradhës.

Regjimi i Ramës manipulon zgjedhjet edhe kur shkon vetëm. Sot u provua se me Edi Ramën në krye nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme”, u shpreh Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme