Në një intervistë për televizionin “Al Jazeera” kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se është i tronditur ashtu si shqiptarët, për mosreagimin e faktorit ndërkombëtar në lidhje me përgjimet e bëra publike nga gazeta gjermane Bild.
Basha është marrë në intervistë gjatë kronikës që Al Jazeera ka përgatitur mbi votimet që po mbahen në Shqipëri këtë të dielë. Ai thotë se situata aktuale është e rrezikshme dhe mund të çojë në trazira civile.
“Shqipëria është e tronditur nga mosreagimi i ndërkombëtarëve për provat që lidhin Ramën me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë e rrezikshme, që çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur” – shprehet Lulzim Basha për Al Jazeera.
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...
Me arritjen e marrëveshjes e armëpushimit ndërmjet Izraelit ...