Google ADS

Vuçiq: Nuk di çfarë do të ndodhë, as serbët as shqiptarët nuk duan kompromis

18:12 | 30 Qershor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës pas anulimit të Samitit të Parisit.

Kreu i shtetit serb, siç raporton B92, përcjell Telegrafi,  vuri në dukje se presidenti francez Emmanuel Macron së shpejto do ta vizitojë Beogradin.

I pyetur nëse një përfshirje më e fortë e Uashingtonit në zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të ishte e mirë për Serbinë, Vuçiq tha se Uashingtoni tashmë është përfshirë dhe se amerikanët janë gjithmonë të pranishëm dhe gjithmonë aktivë.

“A duhet të kemi më shumë besim në Donald Trump-in, sesa në administratën e mëparshme? Po. Por, a mund ata të ndryshojë rrënjësisht raportet e tyre, krahasuar më ato më parë? Jo. Kjo është një mashtrim, dhe këtë grep nuk guxojmë ta gëlltisim”, tha Vuçiq.

Lidhur me deklarimet e zyrtarit amerikan Matthew Palmer, që kanë të bëjnë me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq thotë se ai është një politikan serioz që e njeh shkëlqyeshëm rajonin, por se ai do të bëjë gjithçka në mënyrë që Kosova të funksionojë si shtet i pavarur.

“Disa të tjerë që takohen me të [Palmer] nuk guxojnë ta thonë këtë, un kaherë nuk kam frikë nga Palmer dhe të gjithë të tjerët”,  tha Vuçiq.

I pyetur për mundësinë e demarkacionit me Kosovën Vuçiq se ka dështuar këtë herë, “sepse veshët tanë të butë nuk dëshirojnë ta dëgjojnë të vërtetën, por dikush do të dojë një ditë. Dikush ndonjëherë do të duhet të bisedojë, nëse në ndërkohë nuk i humbim të gjitha”.

“Kurrë nuk kemi pranuar kompromisin, unë kam ofruar kompromis, por nuk e duan serbët, nuk e duan as shqiptarët. S’ka ka problem. Rolin tim historik lidhur me këtë çështje e kam kryer. Detyra nuk është bërë, çfarë mund të bëjë tjetër?”, ka deklaruar presidenti serb.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme