Zhgënjimin nga politika, si një përgjigje edhe ndaj ftesës së opozitës për të mos qenë pjesëmarrës, shumë qytetarë e kanë shprehur duke shkuar në plazh të favorizuar edhe nga moti dhe fundjava.
Në Vlorë një pjesë e qytetarëve nuk iu drejtuan kutive të votimit, por plazhit.
Qytetare: “Nuk shkova për të votuar, nuk votoj. Nuk kemi parë ndonjë gjë të mirë nga Rama që të votoj.”
Qytetare: “Më mirë të pushojmë sesa të votojmë.”
Ata u shprehën se nuk janë ndier të përfaqësuar për të qenë pjesë e procesit të votimit.
Qytetar: “Nuk ndihem i përfaqësuar. Jam shumë i pakënaqur.”
Ndërkohë në Tiranë, të shumtë ishin qytetarët që kishin vendosur të lënë mënjanë politikën ditën e diel për të shkuar familjarisht në pishina.
Procesi i votimit ka vijuar normalisht në gjithë vendin deri në përfundim të afatit zyrtar që përfundon në orën 19.00./oranews
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...