Pavarësisht nga temperaturat e nxehta “Jelekverdhët” e Francës vazhdojnë protestat

17:22 | 30 Qershor 2019
Arbresh.info

Përkundër temperaturave të nxehta që kanë arritur rekord këtë javë në Francë, kanë vazhduar protestat e “Jelekverdhëve”, transmeton Klan Kosova.

Në javën e 33-të, protestuesit kanë dalë në rrugë për të ngritur zërin kundër politikave të qeverisë së presidentit, Emmanuel Macron.

Protestat e tyre të cilat filluan si reagim kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe kushteve të këqija ekonomike, por më vonë të njëjtat u shndërruan në protesta kundër qeverisë së presidentit Macron dhe vazhdojnë që nga 17 nëntori 2018.

Deri më tani në protesta kanë humbur jetën 11 persona, janë plagosur 4,245 persona nga të cilët 1.797 prej tyre policë si dhe janë arrestuar 12,107 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme