Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Ferizaj në bashkëpunim me hetuesit e Stacionit policor Mitrovicë, kanë arrestuar sot në Mitrovicë një person të dyshuar në lidhje me dy raste të vjedhjeve të rënda, si dhe dy raste vjedhje e veturës, të raportuara në Ferizaj dhe rrethinë, raporton arbresh.info.
Sipas njoftimit të Policisë, ekziston dyshimi i bazuar se personi K.H. 19 vjeçar, në periudhën kohore prej 26 deri 30.06.2019,në Ferizaj dhe rrethinë ka kryer disa vepra penale.
“Me 21.06.2019, duke përdorur mjete të forta ka depërtuar në xhamitë në Ferizaj dhe në fshatin Doganaj,ku nga aty ka vjedhur një shtëpizë kompjuteri, një Llaptom dhe pajiset tjera përcjellëse.Me 28.o6.2019 në Ferizaj,vjedhje e automjetit, ’Jeta’’. Me 30.06.2019 gjithashtu në Ferizaj vjedhje e automjetit ‘Golf II’”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, automjetet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar,një në Mitrovicë dhe tjetra në Prishtinë, kurse pas përfundimit të procedurave ligjore ju kthehen pronarëve.
Gjatë intervistimit, në prani të avokatit, i dyshuari i lartshënuar i ka pranuar në tërësi veprat e kryera.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes në Ferizaj.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...