Dy persona kanë humbur jetën mbrëmë rreth orës 00:07 të mesnatës në fshatin Sllapuzhan të Suharekës, raporton arbresh.info.
Dy të rinjtë sipas policisëtë cilët ishin punëtor të një kompanie, kanë në zbritur nga autobusi dhe duke kaluar këmbë nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kanë rënë në humnere, ku si pasoj kanë vdekur në vend.
“Raportohet se dy viktimat meshkuj K-Shqiptar (punëtor të një kompanie) në urën me nr. 11 në autostradë kanë zbrit nga autobusi dhe duke kaluar këmbë nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kanë rënë në humnere, ku si pasoj kanë vdekur në vend. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave”, bën të ditur policia.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar shoferë të njëjtës kompani janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar ne IML për obduksion. /Arbresh.info
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...