Google ADS

Mosmarrëveshje për pronë, shqiptari e bën për spital shtetasin serb në Fushë- Kosovë

11:27 | 30 Qershor 2019
L G

Një person është arrestuar, pasi pas një mosmarrëveshje që ka pasur me viktimën, e ka sulmuar at duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton arbresh.info.

Viktima shtetas serb ka marr trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari shqiptar është arrestuar.

Rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë rreth orës 17:40.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një prone ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull-Serb shtetas i Serbisë me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, bën të ditur policia.

Njësiti policor gjatë kontrollit në trupin e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikatorë dhe 13 fishekë.

Po ashtu,  lidhur me rastin janë intervistuar edhe katër persona meshkuj K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme