Një dhomë lutje muslimane në një spital në qytetin suedez Gothenburg është vënë në shënjestër nga sulmet islamofobike, thanë njoftimet të shtunën.
Sulmi ndodhi ne spitalin Mölndal, ku kryersi i sulmit e shqeu Kur’anin e Shenjtë dhe derdhi pije në qilima, thuhet në një deklaratë nga Shoqata e Xhamisë së Gothenburgut shkruan Daily Sabah përcjell Arbresh.info
“Muslimanët ndjehen të ofenduar dhe të lënduar pas këtij sulmi,” thuhej në deklaratë, duke shtuar se dhoma e lutjes lejonte muslimanët të merrnin trajtim mjekësor në spital për të marë mbështetje psikologjike dhe të luteshin.
“Fakti që autorët kanë dëmtuar një dhomë ku pacientët marrin përkrahje psikologjike tregon se sa urrejtje kanë këta njerëz”, tha deklarata.
Policia thuhet se ka nisur një hetim për këtë çështje dhe ka filluar të shqyrtojë pamjet e sigurisë.
Shtatorin e kaluar, një xhami në qytetin jugor suedez të Orebro u dogj në tokë në një sulm me zjarr. Në dhjetor, një qendër kulturore islamike në qytetin jugor Saffle ishte objekt i një sulmi me bomba./Arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...