Kompania Twitter tha se do të identifikojë dhe do të vlerësojë postimet të cilat thyejnë rregullat, edhe nëse ato bëhen nga burime të rëndësishme, siç janë politikanët.
Në këto raste, përdoruesit do të shohin një njoftim, ku informohen se ai postim shkel rregullat, pastaj atyre u jepet mundësia të shohin çfarë është shkruar në atë postim.
Kjo masë sipas kompanisë bëhet për të arritur një ekuilibër mes shprehjes së lirë dhe llogaridhënies.
Twitter të enjten tha se rregullat e reja do të vlejnë për politikanët dhe zyrtarët qeveritarë me më shumë se 100.000 ndjekës.
Për të përcaktuar nëse një “cicërimë” shkel rregullat, por duhet të mbetet e dukshme, Twitter do të angazhojë “një ekip ndërfunksional” nga departamentet e tij ligjore, të sigurisë dhe të politikave publike për të përcaktuar “nëse postimet janë një çështje me interes për publikun”, transmeton TCH.
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...