Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka votuar mëngjesin e sotëm dhe më pas në një deklarim për media tha se jo vetëm votoi por edhe zgjodhi pasi në Tiranë ka dy kandidatë.
“E patë jo vetëm votova, por edhe zgjodha. Zgjodha se ishin dy kandidatë. Subjekete politike ishin 30 dhe kandidatë dy. Do ishte mirë të ishin më shumë kandidatë në të gjitha bashkitë. Por sot nuk është dita të analizojmë këtë çështje, sepse kjo ka qenë temë diskutimi në ekranet tuaja, në debatet tuaja. Sot është dita për të bërë apel për maturi, vendosmëri dhe qetësi”, deklaroi Ruçi.
Kreu i Kuvendit apeloi për maturi ndërsa tha se nesër në Shqipëri do të vijojë jeta normale.
Ndryshe, për Bashkinë e Tiranës kandidojë Erion Velia nën siglën e PS-së dhe Arben Skënderi nga Bindja Demokratike.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...