Google ADS

Trump dhe Kim Jong-un do të takohen në zonën e çmilitarizuar

08:41 | 30 Qershor 2019
Arbresh.info

Presidenti i SHBA Donald Trump ka mbërritur në zonën e fortifikuar në mes të dy koreave për një përshëndetje të shkurtër me udhëheqësin e Korës së Veriut, Kim Jong-un.

Takimi i pashembullt në zonën e çmilitarizuar (DMZ) vjen pasi një postimi të Trump në llogarinë e tij në Twitter ku tha se ishte një ftesë spontane për Z. Kim shkruan BBC përcjell Arbresh.info

Presidenti i Koresë së Jugut tha se ata ishin për një “shtrëngim duarsh për paqen”.

Korea e Veriut nuk e ka komentuar ende këtë ftesë. Takimi i papritur ngre shpresa për një ringjallje të bisedimeve të bllokuara bërthamore.

Do të jetë takimi i tretë midis Z. Trump dhe Z.Kim në pak më shumë se një vit dhe takimi i tyre i parë që nga prishja e një samiti në Vietnam./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme