Turistet nga Kina mendojnë se në Kosovë ende është luftë

08:15 | 30 Qershor 2019
A Z

20 vite nga lufta, kinezët dhe japonezët mendojnë se në Kosovë ende është luftë dhe njerëzit këtu jetojnë të mbyllur, e në kriza, shkruan arbresh.info.

Katër turiste nga Kina kanë bërë një vizitë një ditore për të parë se si jetojnë njerëzit në Kosovë dhe janë befasuar kur kanë parë që këtu është paqe dhe njerëzit janë shumë të mirë.

“Këtë të hënë kemi ardhë dhe vite më parë kemi pasur ëndërr të vijmë në Ballkan dhe të shohim njerëzit si jetojnë këtu. Kanë thënë se këtu janë gjithmonë në luftë që kanë ndodhur këtu. Kështu që kemi ardhur për të ndjerë atë që njerëzit kanë ndjerë. Sot kemi gjetur se është paqe, jeta është, njerëzit janë shumë të mirë. Posa kemi vizituar Muzeun e Kosovës, tani jemi tek Newborni, gjithashtu do të shkojmë tek Katedralja Nënë Tereza dhe do të shkojmë nëpër qytet për të parë sesi jetojnë njerëzit këtu. Do të qëndrojmë vetëm një ditë, pasi është udhëtim njëditor” ka thënë Hali Zhu.

Për gjendjen turistike në vend tregon edhe Guida, Orhan Ramadani.

Sipas tij, viteve të fundit është rritur interesimi i turistëve për Kosovën por jo aq sa duhet dhe ka kapacitet vendi.

Ai rrëfen se si turistët nga vendete aziatike mendojnë që ende në Kosovë është luftë për shkak të propagandës që Serbia bën kundër Kosovës.

“Kosova është vend që ka dal nga lufta. Kinezet dhe japonezet mendojë që ende është luftë në Kosovë dhe është rrezik të dalin ne rruge. Por ata kur vijnë  në Kosovë  ndërrojnë mendimin për vendin”.

Në mungesë të Ligjit për Turizëm, Ramadni tregon se si Guidat nga Serbia vinë në Kosovë dhe operojnë pa problem.

“Guidat nga Serbia vijnë operojnë në Kosovë pa problem. Ne nuk mund të shkojnë askund”.

“Turistët para se te vinë në Kosovë lexojnë ne internet. Vijnë turistët me fleta në dorë dhe tregojnë se kane lexuar se në Kosovë është rrezik dhe gjendje lufte”, tha ai në një intervistë për portalin arbresh.info.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2394828350783430/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme