Google ADS

Ritet numri i turistëve në Prishtinë

08:10 | 30 Qershor 2019
A Z

Një vend i vogël si Kosova me mbi 10 mijë kilometra katror, është bërë si pikë referimi për shumë turistë nga e gjithë bota.

Ky interesim viteve të fundit është rritur dukshëm.

Rrugëve të Prishtinës mund të shihen numër i shtuar i vizitorëve të cilët zgjedhin stinën e verës si kohën më të mirë për vizitë.

Në Prishtinë, vendet më të vizituara janë: Monumenti NEWBORN, i cili është simbol i pavarësisë së Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Muzeu i Kosovës, Monumenti “Heroinat”.

Në Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti”, është vendosur një kioskë informuese ku turistët dhe qytetarët mund të pyesin për lokacione të ndryshme brenda kryeqytetit.

Lindita Cervadiki Dibra tregon për portalin arbresh.info vendet që turistët kërkojnë t’i vizitojnë.

abresh.info ka përcjellur në shesh një grup turistesh nga Gjermania të cilët nën shoqërimin e një kosovari kanë vizituar disa vende të Kosovës.

E monumentin e NEWBORN u interesuan për të parë edhe katër turiste të cilat kishin ardhë nga Kina për të vizituar Kosovën.

Ato janë befasuar kur kanë parë se në Kosovë ka paqe, e jo luftë.

“Këtë të hënë kemi ardhë dhe vite më parë kemi pasur ëndërr të vijmë në Ballkan dhe të shohim njerëzit si jetojnë këtu. Kanë thënë se këtu janë gjithmonë në luftë që kanë ndodhur këtu. Kështu që kemi ardhur për të ndjerë atë që njerëzit kanë ndjerë. Sot kemi gjetur se është paqe, jeta është e lumtur, njerëzit janë shumë të mirë. Posa kemi vizituar Muzeun e Kosovës, tani jemi tek Newborni, gjithashtu do të shkojmë tek Katedralja Nënë Tereza dhe do të shkojmë nëpër qytet për të parë sesi jetojnë njerëzit këtu. Do të qëndrojmë vetëm një ditë, pasi është udhëtim njëditor” ka thënë Hali Zhu nga Kina.

Për gjendjen turistike në vend tregon edhe Guida, Orhan Ramadani. Sipas tij, viteve të fundit është rritur interesimi i turistëve për Kosovën por jo aq sa duhet dhe ka kapacitet vendi.

Ai rrëfen se si turistët nga vendete aziatike mendojnë që ende në Kosovë është luftë për shkak të propagandës që Serbia bën kundër Kosovës.

“Kosova është vend që ka dal nga lufta. Kinezet dhe japonezet mendojë që ende është luftë në Kosovë dhe është rrezik të dalin ne rruge. Por ata kur vijnë  në Kosovë  ndërrojnë mendimin për vendin”.

“Guidat nga Serbia vijnë operojnë në Kosovë pa problem. Ne nuk mund të shkojnë askund”.

“Turistët para se te vinë në Kosovë lexojnë ne internet. Vijnë turistët me fleta në dorë dhe tregojnë se kane lexuar se në Kosovë është rrezik dhe gjendje lufte”, tha Ramadani.

Përpos kryeqytetit, qytetet tjera që turistët dashurojnë t’i vizitojnë janë Prizreni, Peja e Gjakova./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2394828350783430/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme