Pas shpërndarjes së materialeve zgjedhore, policia merr në ruajtje Qendrat e Votimit

22:36 | 29 Qershor 2019
A. B.

Pak orë parpara nisjes së procesit të votimit dhe pas shpërndarjes së materialeve zgjedhore, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje Qendrat e Votimit.

Ky veprim i policisë vjen në përmbushje të detyrimeve të Kodit Zgjedhor, ndërkohë vazhdon kontrolli i territorit në të gjithë vendin, për të garantuar një proces të qetë zgjedhor.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të angazhon 7779 punonjës policie.

Nga të cilët 5.876 punonjës të policisë që do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme