Në një dalje për mediat ish- deputeti Flamur Noka tha se Edi Rama, me një skenar të denjë për regjimet diktatoriale ushtarake, të dielën do veshë me uniformë polici, persona të paidentifikuar, banditë me rekorde kriminale, si dhe forca të armatosura të ushtrisë në shkelje të ligjit.
Sipas tij skenari i Ramës ka për qëllim që kriminelët me uniformë policie, ushtarët me uniformë policie, militantët e PS me uniformë policie të provokojnë dhunë dhe përplasje me qytetarët.
Noka u shpreh se PD fton shqiptarët të mos bien pre e skenarëve të Edi Ramës.
“Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën! Bojkotojeni Edi Ramën! Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë!”, tha ai.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, FLAMUR NOKA
Regjimi në ikje i Edi Ramës ka vënë në lëvizje një nga skenarët më kriminalë, që synon të nxisë përplasje civile ditën e dielë dhe më pas, këtë dhunë shtetërore t’ia faturojë Partisë Demokratike dhe opozitës.
Me një skenar të denjë për regjimet diktatoriale ushtarake, ditën e dielë do të veshin uniformën e policit persona të paidentifikuar, banditë me rekorde kriminale, si dhe forca të armatosura të ushtrisë, të cilët, me ligj zgjedhor e kanë të ndaluar të jenë pranë qendrave të votimit.
Një video e shkurtër e siguruar para pak minutash në Dibër, tregon një automjet të Ministrisë së Mbrojtjes, që, sipas informacioneve tona po transporton forca të ushtrisë, të veshur me uniformën e policies kufitare.
Qëllimi është që kriminelët me uniformë policie, ushtarët me uniformë policie, militantët e Partisë Socialiste me uniformë policie të provokojnë dhunë, përplasje me qytetarët që po protestojnë në të gjithë vendin kundër farsës kriminale të Edi Ramës.
Veshja e personave civilë apo efektivave të Forcave të Armatosura me uniformë të policisë është një shkelje e rëndë ligjore dhe përbën vepër penale.
Me urdhër të Sandër Lleshit dhe të Edi Ramës, po kryhen të paktën dy vepra penale, “Përvetësim i detyrës shtetërore” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Këto vepra ndëshkohen me burg nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht nenet 246 dhe neni 247.
Por megjithë angazhimin e të gjithë strukturave kriminale të Rilindjes, ky skenar dhune shtetërore i Edi Ramës do të dështojë.
Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka.
Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europianë kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri.
Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm.
Por ne nuk do të pranojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgajtur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit.
Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës!
Refuzojeni Edi Ramën!
Braktiseni Edi Ramën!
Bojkotojeni Edi Ramën!
Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë!
Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi cdo dhunim, presion, dhunë, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën.
Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimt që po vjen.
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur