Google ADS

Pacolli thotë se sot dështuan përpjekjet e Serbisë, Rusisë e Kinës për të bllokuar Kosovën në OBD

16:12 | 29 Qershor 2019
A. B.

Serbia, Rusia dhe Kina kanë dështuar të bllokojnë Kosovën në takimin vjetor të Organizatës Botërore të Doganave.

Ka deklaruar sot Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në Facebook.

Ai ka shkruar se në këtë takim nuk u arrit që të bllokohet ushtrimi i të drejtave të Kosovës si anëtare.

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Kosova me miqtë fiton betejën në Organizatën Botërore të Doganave

Sot përfundoi takimi vjetor i Organizatës Botërore të Doganave. Përpjekjet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës për të bllokuar Kosovën nga ushtrimi i të drejtave të saj si anëtare, dështuan.

Kosova mori pjesë në të gjitha votimet, u aprovua kontributi vjetor financiar dhe kishte të drejtën e plotë dhe të barabartë për të folur dhe për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet.

Ky është një sukses për pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe një argument tjetër se pavarësia dhe statusi i Kosovës si një anëtar i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare është një çështje e mbyllur.

Unë jam mirënjohës ndaj delegacionit të Kosovës dhe miqve tanë për luftën e fuqishme në mbrojtjen e anëtarësimit tonë dhe parandalimin e skenarëve të pista të Serbisë dhe Rusisë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme