Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, një ditë para zgjedhjeve lokale në Shqipëri, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka bërë thirrje të gjithëve të sillen me qetësi dhe mençuri, transmeton arbresh.info.
“Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme.
Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri!
Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithsecilit!” ka shkruar Meta.
Ai duke e theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes sociale, ka ftuar qytetarët që t’i shmangen provokimeve.
“E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale.
Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes evropiane të Shqipërisë.
Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë.”, ka shkruar Meta në facebook.
Më poshtë mund të gjeni postimin e të Metës:
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2348089061904020
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...