Flet bashkë kryesuesi i delegacionit të dështuar të Kosovës Fatmir Limaj.
Limaj për delegacionin e dështuar thotë se “Nuk është Anti Kushtetuese”.
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Ligjit dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror, raporton arbresh.info.
Limaj duke thënë se po e respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, deklaroi se një qëndrim të qartë do ta marrin pasi që të konsultojnë me anëtarët e koalicionit.
“Dua të them që respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas këtij vendimi PSD ka dhënë dorëheqje. Delegacioni është votuar prej parlamentit. Ftoj partnerët e koalicionit të vlerësojmë gjendjen dhe pas vlerësimit do të marrim qëndrim të qartë për këtë. ” tha Limaj.
Limaj me tutje shtoi se çështja e Delegacionit nuk është çështje shtetërore, por, ligjore.
“Fatkeqësisht nuk e kemi me delegacionin. Çështja e Delegacionit nuk është nuk është çështje ligjore por çështje politike”, theksoi Limaj.
Në fund të fjalimit Limaj, i bëri apel partive politike që t’i lënë anash kalkulimet politike dhe të punojnë për vendin.
“Apeli im është që të partitë politike që ti lëmë anash kalkulimet politike dhe të punojmë për vendin e sidomos kur gjendja është dialogu me Serbinë.”
I pyetur se si a ka qenë në dijeni që delegacioni ishte anti kushtetues që nga fillimi, Limaj tha që delegacioni nuk është anti kushtetues pasi që është formuar me votim të parlamentit të Kosovës./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/488543751944022/
Prishet koalicioni/ Kancelari Scholz shkarkon ministrin e Fi...
Fitorja vendimtare e Trumpit dhe ndasitë e thella politike
HISTORIKE/ 2 Korriku kualifikohet në play-off të Youth Leagu...
Të ardhurat e Lamborghini rriten me 20% nga kërkesa e lartë ...
Cardi B -Kamalës: Ti i tregove gjinisë femërore se gjithçka ...
Inter shënon gol në fund të pjesës së parë