Qytetarët e Kosovës që nga sot bëhen edhe me një opsion tjetër për të votuar me Kryesuesin e saj Milaim Zeka, raporton arbresh.info.
Në prezantimin e kësaj fryme të re politike, përveç familjes së Zekës, morën pjesë edhe fytyra publike nga skena politike.
Zeka gjatë fjalisë së tij hyrëse deklaroi se është duke hyrë në një luftë më të vështirë se ajo në vitin 1999.
“Po e fillojmë një luftë politike, si studentet qe e filluan dikur për të rrëzuar Titon dhe nuk besonin.
Kur e ka filluar İbrahim Rogova në 1999 thonim që a është normal ky njeri sot jemi këtu.
Kur Adem Jashari me djemtë të gjithë djemtë më të mirë thoshim që a është normal. Por ja sot jemi këtu,. Lufta e Kosovës është lufta me e vështirë se lufta me Miloseviçit. Këta abuzuan me dëshmorë me politikë për interesa personale, dhe u bërën hajna më të mdhaje. Për ndryshe nuk do të krijohej Gjykata Speciale. . ” tha Zeka.
Zeka, duke folur për premtimet e tij tha se do të veprojë në mënyrë të kundërt prej asaj që është bërë deri më tani.
” Do të bëjmë gjithçka të kundërt prej asaj që është bërë deri më sot.
Po e bëjë një forcë të re politike që të mendojmë të gjithë të mendojnë në mënyrë të veçantë për të njëjtin qëllim.
Do të bëjmë çerdhe për fëmijë. Do të bëjmë spitale, shkolla.
Pacienti i Kosovës nuk do të shkojnë në Maqedoni, Serbi, Turqi për tu shëruar ,
Do ti heqim TVSH, do të bëjmë që investitorët nga mërgimi të investojnë me 0 perqind taksë.
Inspektoret e ATK sot janë bërë tmerr i krimit për shkak se në të njëjtin kohë janë edhe kontabilistit të firmave.
Do të tentojmë të hapim bankën bankën e mërgimtareve
Do t’ia nënshkruajmë marrëveshje me Be, të na udhëheqin policinë dhe ushtrinë tonë për 50 vite në mënyrë që të funksionoi në mënyrë të pa anshme
Nuk do të dërgojmë asnjë njeri nga ana ne si ambasador në shtete të jashtme, por studentë që kanë studiuar jashtë.
Kur në jetën e juaj nuk keni me pa zyrtar që do të shkoje ne pune me automjete zyrtare.
Nuk do të shëtis askush më truproje përveç prokuroreve dhe gjykatësve”, ka thënëZ Zeka./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/907352582951657/
Prishet koalicioni/ Kancelari Scholz shkarkon ministrin e Fi...
Fitorja vendimtare e Trumpit dhe ndasitë e thella politike
HISTORIKE/ 2 Korriku kualifikohet në play-off të Youth Leagu...
Të ardhurat e Lamborghini rriten me 20% nga kërkesa e lartë ...
Cardi B -Kamalës: Ti i tregove gjinisë femërore se gjithçka ...
Inter shënon gol në fund të pjesës së parë