Janë shumë sfida, probleme dhe shpenzime me të cilat bujqit kosovarë ballafaqohen gjatë mbjelljes dhe kultivimit të pemëve dhe perimeve.
Përkundër kësaj, bujqit vendorë kanë thënë për arbresh.info, se nuk kanë shitje të mjaftueshme përkundër faktit se këto prodhime i shesin me çmime tejet të ulëta.
Kjo sipas tyre bëhet për shkak se prodhimet e Maqedonisë Veriore dhe prodhimet e Shqipërisë hyjnë në Kosovë pa asnjë problem dhe i bëhen konkurrent prodhimeve vendore, kurse prodhimet nga Kosova, nuk i pranojnë në shtetet e tyre.
Rasim Bellanica, i cili është bujk nga Krusha e Madhe, ka thënë për arbresh.info se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, fusin produktet e tyre në Kosovë pa asnjë problem, por produktet kosovare nuk i pranojnë në shtetet e tyre.
“Çmimet në krahasim me vitin e kaluar këtë vit janë marramendëse, për një 50 për qind e më shumë. 30 ari lakra në përgjithësi që i kemi bërë me prize, që nuk janë shitur. Në krahasim me vitin e kaluar kemi rënie të madhe. Një pjesë e madhe e qytetarëve ka dalë jashtë, një pjesë shkon në deti. Interesimi ka rënë shumë dhe ende do të bijë,” ankohet Bellanica.
Sipas tij, derisa nga këto vende vijnë gjithë këto produkte, nuk ndodhë që të njëjtat të eksportohen në këto vende.
“Prej Maqedonie hynë mall, hiq pa kontrolle si p.sh domatet. Shqipëria nuk na lejojnë me dalë hiç. Kur është koha e patateve, këtu vjen sa të mundet, e andej nuk mundesh me dalë hiç. Nuk e lejon asnjë artikull nga Kosova në Shqipëri, as në Maqedoni, nuk ke shanse. Eh, këtu tek ne vetëm hynë malli. Ata bien këndej, e ne andej s’mundemi me dalë. Unë nuk e di askënd që ka dërguar mall në Maqedoni ose në Shqipëri.”, tha Bellanica.
Më tutje Bellanica shtoi se autoritetet duhet ta kontrollojë doganën dhe mallrat që po hyjnë në të zezën.
“Kemi mbajtë shpresë që sivjet do të ndryshojë dicka.5 hektarë bahçe i kam dhe i kam pasur çdo vit, në vitin e ardhshëm, një hektarë edhe ajo shumë është. Prej 5 hektarëve në 1 se s’kemi mundësi më. Shteti ka fuqi sa të duash. Për shembull mund ta mbrojë klientin, mund ta mbrojë doganën, i këqyr do sende që po hyjnë në të zezën.”
Nga ana tjetër edhe Nazim Kelmendi, i cili është bujk nga Komuna e Rahovecit deklaroi për arbresh.info se përkundër faktit prodhimet e tij i shet me çmime tejet të ulëta. Kjo sipas tij për shkak se nuk kanë ku ta shesin.
“Në krahasim me vitin e kaluar, sivjet është shumë dobët. Në vitin e kaluar ka qenë më mirë. Çmimi i patateve tash është 10-12 cent kilogrami. Një thes i patates është 50-60 cent. Këtu kemi ardhur nga mbrëmë, kemi shitur por me çmim shumë të dobët. Mallin s’kemi ku e dërgojmë, kur nuk ke vend ku ta dorëzosh, nuk ke kurrgjë. Në Shqipëri e Maqedoni nuk kemi drejtë me dalë hiç. Njëherë marrshim prej Rahovecit, por tash e kanë ndërprerë. Ndërsa ata vijnë e shesin këtu. Prej Shkupit vijnë çdo ditë. Shteti duhet t’i bllokojë doganat atje, ose me ia rritë taksat që të mos kenë të drejtë të vijnë. Ndoshta atëherë bëhet diçka për neve, deri sa t’i lëshojnë nga atje, s’ka kurrgjë”, tha Kelmendi.
Edhe Kemajli Shala, bujk nga Krusha e Madhe, duke u ankuar për ambientin e ndotur të Tregut të Gjelbër në Fushë Kosovë, tha për arbresh.info se po të kishte një zgjidhje tjetër, nuk do të merreshin me bujqësi fare.
“Sivjet çmimet janë katastrofë. 1 thes lakra, ku ka rreth 8 copë, po e shesim për 1 euro. E kemi blerë farën e patateve 1 euro, e sot në treg e shesim për 13 – 15 cent kilogramin. Le që s’ka interesim, por vetëm që s’kemi ku shkojmë se asnjë rrënjë ë bujqësisë nuk e kishim punuar. E gjithë rinia iki jashtë. Badihava prodho kur nuk ka kush të han. Rinia iki jashtë, se këtu nuk ka perspektive. Ku të jetojmë këtu, shiko se ku jemi duke qëndruar në pluhur.”, tha Shala.
Shala më tutje shtoi se në krahasim me vitin e kaluar shitjet kanë shënuar rënie sepse interesimi i qytetarit për produktet e rajonit është më i madh.
“Sot duke ardhur këtu me kerr dikund 4000 kg lakra, kam shpenzuar 50 euro natë, kur po shkoj në shtëpi, pastër krejt. Nuk ka fije të llogarisë për kurrgjë, as nuk është duke u interesuar për bujkun as i madhi, e as i vogli. Nuk kemi asnjë mbështetje prej shtetit, as nuk na kanë dhënë pleh. Në vitin e kaluar ka pasur më shumë shitje, sivjet është katastrofë. Po blejnë produkte të Shkupit, të Shqipërisë. Lakrën më herët e ka blerë 80 cent një kg, sot është 5 cent.”, u shpreh Shala.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka paralajmëruar taksë edhe për shtete tjetra.
Shala ka thënë se përmendur Shqipërinë dhe Maqedoninë ndaj të cilave prodhuesit kosovarë kanë ankesë për disa taksa të këtyre vendeve.
“Unë veç i kam paralajmëruar MSA-në, për vendet tjera dhe Kosova do të ketë qasje të njëjte me të gjitha vendet e CEFTA-së, në dy takimet me Qeverinë e Shqipërisë kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes në Kosovë. Edhe për Maqedoninë kemi shqetësim nga prodhuesit kosovare sepse së fundi u është ndaluar eksporti i prodhimit të lëndës së parë të peshkut. “MTI është e gatshme të marra masa të caktuara ndaj shteteve të caktuara varësisht nga kërkesat e prodhueseve kosovarë”, është shprehur ministri Shala./Alban Begolli/arbresh.info/
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...
Lela: Gresa protagoniste, u përplas me të gjithë banorët (VI...