Trump për S-400: Turqia si anëtare e NATO-s nuk është trajtuar në mënyrë të drejtë

09:45 | 29 Qershor 2019
Arbresh Info

“Turqia është anëtare e NATO-s dhe nuk është trajtuar në mënyrë të drejtë,” tha Trump në një paraqitje të përbashkët me presidentin Erdoğan, duke iu referuar hezitimit të administratës Obama për të shitur Patriotët Turqisë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të shtunën tha se Turqia “nuk u lejua të blinte raketa Patriot nga administrata e Obamës” dhe administrata e tij po shqyrton zgjidhje të ndryshme lidhur me blerjen e raketave S-400 të Rusisë.

“Turqia është anëtare e NATO-s dhe nuk është trajtuar në mënyrë të drejtë,” tha Trump në një paraqitje të përbashkët me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar hezitimit të administratës Obama për të shitur Patriotët Turqisë në vitin 2013.

I pyetur për sanksione të mundshme kundër Turqisë, Trump tha “jemi duke shikuar, por është një rrugë me dy kahje”.

Trump gjithashtu theksoi vëllimin e tregtisë midis Turqisë dhe SHBA-ve, duke thënë se “75 miliardë dollarë është i vogël, mendoj se së shpejti do të jetë mbi 100 miliardë dollarë”.

Ai gjithashtu tha se do të vizitojë Turqinë këtë vit. I pyetur nëse do të jetë në korrik, ai tha se data nuk është vendosur akoma./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme