Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka shprehur dyshimet e tij nëse Kosova i emëron diplomatët e saj mbi bazën e meritave.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Twitter, në internet, Kosnett ka vënë në pikëpyetje emërimet diplomatike të Kosovës, duke pyetur se a është Ministria e Punëve të Jashtme duke i respektuar procedurat dhe a po i bën përzgjedhjet bazuar në merita.
“Po ndjek raportet e mediave rreth emërimeve të diskutueshme diplomatike. Si në Amerikë, kandidatët e përzgjedhur në mënyrë të duhur të karrierës dhe jo-karrierës mund të shërbejnë me nder, por a ka ndjekur MPJ-ja procedurat për zgjedhje mbi bazën e konkurrencës dhe me meritës?”, ka shkruar Kosnett.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1144630895653076992?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1144630895653076992&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkosnett-ka-dilema-nese-kosova-perzgjedh-njerez-meritore-ne-diplomaci%2F
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...