Fitore Pacolli: Ahmeti po shtyn qëllimisht projektet e përfunduara për interesa personale

22:59 | 28 Qershor 2019
A. B.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka hedhur disa akuza ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Në një postim të saj në rrjetin social Facebook, Pacolli, ka thënë se Ahmeti projektin e shkallëve në laxhen e Arbërisë e ka pasur të gatshëm që nga viti 2016. Por Pacolli thotë se ai e ka shtyrë qëllimisht këtë projekt në mënyrë që të duket më mirë apra qytetarëve si “socialdemokrat”.

Tutje Pacolli përmend edhe çerdhen në lagjen Tophane.

“Çerdhja për fëmijët e lagjes Tophane është gati por Kryetari po e ruan për kohë të vështira”, ka shkruar Pacolli.

Ky është postimi i saj i plotë:

https://www.facebook.com/fitore.pacolli/posts/10217567286026766

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme