Trump propozon këtë ambasadore të SHBA-së për Shqipëri

21:49 | 28 Qershor 2019
A. B.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë propozimin e tij në Senat për ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Yuri Kim, e cila ka shërbyer gjatë karrierës së saj në Departamentin e Shtetit si drejtoreshë e Zyrës për Evropën Jugore.

Zonja Kim ka shërbyer edhe si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Azinë Lindore dhe Çështjet e Paqësorit dhe si anëtare e delegacionit amerikan për të mbyllur programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Gjithashtu, ka shërbyer edhe si këshilltare politike në Ambasadën Amerikane në Bagdad dhe Turqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme