Bordi i RTK-së nuk ka arritur të sigurojë kuorumin prej 6 anëtarësh për të zgjedhur menaxhmentin e RTK-së. Anëtarja e Bordit nga radhët e LDK, Naile Demiri, e ka lëshuar takimin në momentin kur Drejtori i Përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati i ka rekomanduar Bordit emrat për zëvendës drejtor të përgjithshëm, drejtorin e televizionit dhe drejtorin e radios, ka thënë një burim brenda Bordit të RTK-së.
Bordi i RTK-së nuk do të ketë mundësi të takohet më për këtë çështje pasi që sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës me 30 qershor përfundon afati kur do të duhej e gjithë procedura për përzgjedhjen e këtyre kandidatëve të përfundonte.
Në Nenin 98 paragrafi 2 të Ligjit Nr.05/L-031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative thuhet:
“Në rast se ligji i veçantë nuk e ka paraparë një afat, siç është e paraparë në paragrafin 1 të këtij neni, afati i përgjithshëm i zbatueshëm për përfundimin e procedurës administrative është dyzetepesë (45) ditë nga fillimi i saj”
Konkursi është shpallur me datën 14.05.2019, ndërsa Bordi i RTK-së i ka vetëm edhe dy ditë afat, deri më 30.06.2019, për ta përfunduar të gjithë procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të menaxhmentit të RTK-së, në të kundërtën që nga dita e hënë konkursi ligjerisht konsiderohet i dështuar dhe duhet të rishpallet së paku 8 ditë më pas. Bordi i RTK-së ka një kohë që është duke kaluar nëpër një krizë të sigurimit të kuorumit për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta politike, pasi që shumica e anëtarëve të Bordit zgjidhen me pazare në mes partive politike.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...