Google ADS

Arrestohet 20 vjeçari i cili kishte kryer vjedhje në Prizren

20:05 | 28 Qershor 2019
A. B.

Me datën 25.06.2019 në orët e pasditës ka ndodhur një rast i vjedhjes në mënyre të vrazhdë, ku viktimë e këtij rasti ka qenë një grua në Prizren.

Vjedhja është kryer nga i dyshimti mashkull R.Ç i lindur në vitin 1999.

I dyshimti pasi e ka kryer ketë veprim kriminal ka arritur që të fshihet nga organet e policisë, përderisa policia duke vepruar në mënyre efikase dhe profesionale ka arritur të identifikoj të dyshimtin.

Pasataj sot i njëjti është ndaluar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Viktimës policia ja ka kthyer gjërat e vjedhura perderisa ende është në kërkim të një telefoni ‘Iphone X’, që ka qenë i vjedhur nga i dyshimti.
Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme