Google ADS

Isa Mustafa takohet me gratë e LDK-së

19:18 | 28 Qershor 2019
A. B.

Sot, gjatë ditës kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka takuar Kryesinë dhe kryetaret e Degëve të Forumit të Gruas së LDK-së, të udhëhequr nga kryetarja e Forumit të Gruas, znj. Lirije Kajtazi.

Në një komunikatë për media LDK-ja ka thënë se në takim u diskutua për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi, dhe shkeljen e Kushtetutës nga koalicioni PAN.

U vlerësua lart roli i grave në jetën politike dhe shtetërore të vendit sidomos roli dhe kontributi i tyre në LDK.

“Gratë në LDK kanë ndihmuar në të gjitha zhvillimet politike dhe kanë qenë faktor në zhvillimin e demokracisë së brendshme partiake”, ka thënë kryetari Mustafa. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme