Tuttosport ka shkruar se Juventus fillimisht do të paguajë 67 milionë euro për Matthijs de Ligt kurse ai do të këtë përfitime nga ligji për taksat për pagën e tij.
Gazeta shpjegon që Juve janë në proces të finalizimit të një marrëveshje me vlerë 67 milionë euro, me 13 milionë tjera që do ti japin me bonuse.
Mbrojtësi i Ajaxit, do të fitojë 7.5 milionë euro në sezon deri më 2024, e cila shumë do të rritet deri në 12 milionë, varësisht prej objektivave që i arrin.
Megjithatë, çelësi – sipas këtij publikimi – është ligji i ri për taksat në Itali, e cila bën që edhe të huajit të përfitojnë para njëjtë si lojtarët vendorë.
Kështu, bardhezinjtë do të japin 17 milionë euro për lojtarin, në mënyrë që i riu 19 vjeçar të këtë pagë 12 milionë euro neto në vit.
Për dallim nga Paris Saint-Germain, Zonja e Vjetër do ta lërë klauzolën e holandezit 150 milionë euro.
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...