Akademikë, profesorë, ministra e shumë miq kanë marrë pjesë në akademinë komemorative që Instituti Albanalogjik ka organizuar në nderim të figurës së prof. dr. Skender Gashit.
Gashi i cili ndërroi jetë ditën e enjte në Vjenë, kishte nisur punën e parë të tij, pikërisht në Institutin Albanalogjik të Kosovës.
Drejtori i Institutit Albanalogjik, Hysen Matoshi tha se profesori Skënder Gashi ka dhënë një kontribut të madh në këtë institut duke theksuar se ikja e tij nga jeta ka lënë zbrazëti të madhe.
I pranishëm në këtë akademi ishte edhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, i cili duke ngushëlluar familjen Gashi, ka thënë se Kosova ka humbur një njëri të madh.
Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, i cili njëherë është djali i profesorit të ndjerë ka falënderuar të gjithë për kujdesin dhe fjalët e mira.
Gashi ka thënë se për shkak të procedurave ende nuk e kanë caktuar kohën e varrimit të profesorit, por se për këtë do të njoftohen me kohë.
Skender Gashi ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...