Fituesit e Garës Nacionale të Diturisë në nivelin shkollor sot po vazhdojnë garën në nivelin komunal. Për të parë nga afër mbarëvajtjen e garës, Koordinatori për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, ka vizituar disa shkolla në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit.?
Fillimisht, Koordinatori Hoti përcolli garën në shkollën “Dardania” në Prishtinë, ku takoi edhe nxënësit pjesëmarrës në garë. Ai tha se ndihet mirë kur sheh sa entuziast janë nxënësit për të shfaqur diturinë e tyre.
“Sot jeni këtu për të treguar aftësitë tuaja në lëndët që ju keni dalë më të mirët. Sot, ju përfaqësoni shkollën dhe gjeneratën tuaj e mbi të gjitha përfaqësoni vetveten tuaj. Arritja juaj në nivelin komunal është një arritje e lartë. Ju uroj shumë suksese”, tha Koordinatori Hoti.
Ndërsa, Drejtoresha Komunale e Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala, e cila e shoqëroi Koordinatorin Hoti gjatë kësaj vizite, i ka përgëzuar nxënësit e komunës së saj për suksesin e arritur dhe u ka uruar suksese edhe në nivelin komunal të garës.
Përveç Prishtinës, Koordinatori Hoti përcjelli Garën Nacionale të Diturisë – niveli komunal edhe në komunën e Prizrenit, ku vizitoi shkollën “Abdyl Frashëri”. Ai u nda i kënaqur me mbarëvajtjen e garës dhe uroi nxënësit e Prizrenit për suksese të mëtutjeshme.
Gara Nacionale e Diturisë është platforma e Programit Nacional për Rininë e cila organizohet në tri nivele. Fillimisht nxënësit e Republikës së Kosovës kanë garuar në nivelin shkollor, fituesit e të cilit janë duke garuar sot për më të mirin e komunës për secilën lëndë, për secilën gjeneratë, ndërsa fituesit e komunës do të garojnë për më të mirin e Republikës./Arbrsh.info/
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...