Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e sotëm me gazetarët tha se edhe nëntë vende të tjera nuk e kanë ratifikuar protokollin e anëtarësimit për në NATO dhe se sipas informacionit në dispozicion në të gjitha vendet, procedurat e ratifikimit janë në vazhdim.
Ai pret që të gjitha dispozitat e ratifikimit të përfundojnë në vjeshtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Luksemburgu, Islanda, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Shtetet e Bashkuara, Italia, Holanda, Franca dhe Turqia janë vendet të cilat nuk e kanë ratifikuar ende protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Në Kuvendin e Britanisë së Madhe, tha ai, nuk ka votim klasik, protokolli qëndron 21 ditë si objekt dhe nëse askush nuk paraqet vërejtje, pas skadimit të këtij afati konsiderohet i ratifikuar.
Xhaferi pret që Turqia të përfundojë procesin e ratifikimit deri në vjeshtë. Sipas informacionit në dispozicion, procedura e parlamentare ka filluar edhe në këtë vend./
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...