Google ADS

Milani s’merr pjesë sivjet në Ligën e Evropës

12:46 | 28 Qershor 2019
Arbresh Info

Milani zyrtarisht është tërhequr nga pjesëmarrja në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm pasi ka arritur marrëveshje me UEFA-n për Fair-Playin Financiar.

Në një njoftim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv thuhet se palët janë marrë vesh që Milani të mos luajë në Evropë sezonin e ardhshëm për shkak të thyerjes së rregullave në sezonet e shkuara.

Tani Milanin e zëvendëson Torino si ekipi i tretë italian në Ligën e Evropës, me Romën direkt të kualifikuar në fazën e grupeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme