Sot u diplomuan 43 policët e Shkollës së Stafit dhe Komandës së Policisë, e me këtë rast, Ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett, ka mbajtur një fjalim gjatë ceremonisë së diplomimit.
Ai me këtë rast tha se ndjehet i privilegjuar që ndodhet në këtë ceremoni.
“Është privilegj dhe kënaqësi të jem këtu, që këta kadet të rinjë sot po diplomohen. Ky ka qenë një program 10 javor, që është mbajtur dhe është një ndër programet që sundojnë ligjin për në SHBA. Kualifikimet për këtë udhëheqësi që ju keni kryer ju keni pranuar te jeni në krye të detyrë dhe udhëheqjes së juaj”, u shpreh ambasadori Kosnett.
Ambasadori Kosnett, përmendi se në tre pika kryesore duhet të bazohen këta studentë të rinjë, siç janë:- vizioni, puna ekipore, dhe qëllimi.
“Vizioni:- Menaxher janë ata që duhet të punojnë, por një udhëheqës është ai që udhëheq ekipin.
Puna Ekipore:- Ju duhet të punoni si prijës të lartë për t’a parandaluar korrupsionin, sepse dihet se është punë e rrezikshme luftimi i korrupsionit por ju duhet të punoni më shumë në këtë aspekt.
Qëllimi:- Qëllimi juaj që sot keni arritur këtu është sepse jeni diplomuar, dhe sot edhe kolegët tuaj ju njohin, por ju njohin edhe qytetarët tuaj”, u shpreh Ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett, në diplomimin e kadetëve të rinjë.
Sami Ahmeti, ka udhëhequr klasën e kadetëve të rinjë./Arbresh.info/
FOTO:
Prishet koalicioni/ Kancelari Scholz shkarkon ministrin e Fi...
Fitorja vendimtare e Trumpit dhe ndasitë e thella politike
HISTORIKE/ 2 Korriku kualifikohet në play-off të Youth Leagu...
Të ardhurat e Lamborghini rriten me 20% nga kërkesa e lartë ...
Cardi B -Kamalës: Ti i tregove gjinisë femërore se gjithçka ...
Inter shënon gol në fund të pjesës së parë