Republika e Kosovës ia ka parë sot edhe një herë sherrin Serbisë. Në Asamblenë Gjenerale të EBU’së të mbajtur në Oslo të Norvegjisë 673 shtete kanë votuar kundër ndryshimeve të Statutit të EBU-së, të cilat do t’i lejonin Kosovës të bëhej anëtare me të drejta të plota në këtë institucion.
Pas këtij votimi, Kosovës i duhet që të presë edhe më shumë për t’u paraqitur në Eurovision.
Pro kanë votuar 400 shtete, ndërsa 113 të tjera kanë abstenuar. Para fillimit të votimit, 17 shtete, përfshirë këtu Greqinë, Qipron, Spanjën dhe Serbinë kanë kërkuar që votimi të bëhej në mënyrë të fshehtë.
Kjo kërkesë ishte miratuar, dhe votimi për kërkesën që të ndryshohet Statuti është bërë në mënyrë të fshehtë, raporton Gazeta Express.
Siç shkruan mediumi ‘eurovisionfun.com’, ky votim e vendos situatën në një kaos , pasi që Kosova vazhdimisht kërkon që të marrë pjesë në Eurovision.
Sipas tyre e vetmja mundësi për t’i hapur rrugë anëtarsimit të Kosovës, është që Prishtina të zgjidh problemet me Beogradin dhe të fitojë pozitën në Kombet e Bashkuara./GazetaExpress/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...