Flamuri grek dhe rus në festën e Vidovdanit

12:10 | 28 Qershor 2019
arbresh.info

Flamuri i Greqisë dhe Rusisë është parë në festën e Vidovdanit, në Gazimestan.

Ata që e kanë vendosur nuk kanë dashur të deklarohen për arsyet, raporton arbresh.info.

Këto dy shtete ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, derisa Rusia është aleate e fuqishme e Serbisë në pengimin e Kosovës në antarësimin në organizata ndërkombëtare dhe procese integruese euroatlantike.

Festa ende nuk ka filluar, por pak qytetarë janë parë në Gazimestan.

Aty pritet të jetë i pranishëm edhe politikani serb, Marko Gjuriq./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme