Google ADS

Djegia e KZAZ-së në Vaun e Dejës, Rama: Autorët se kalojnë kurrë më kufirin

11:36 | 28 Qershor 2019
Arbresh.info

Teksa ishte duke përmbyllur fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit, në Himarë, kryeministri Rama nuk mund të linte pa sulmuar djegien e KZAZ-së në Vaun e Dejës, duke thënë se ato do dënohet me burg, por edhe pasi të dalin prej andej, do të vazhdojnë që të jenë të dënuar, sepse nuk do iu lejohet me dalja jashtë shtetit.

“Të mjerët e mbrëmshëm u turrën si çeta dhe dogjën KZAZ-në, e Vaut të Dejës dhe që sot janë në pranga sepse dogjën materialet zgjedhore. Ata do të dënohen me burg dhe pasi të dalin prej andej, sepse nuk do e kapërcejnë më kufirin, për të shkuar as në Mal të Zi e jo më në vendet e tjera .

Baba Xhikja, vulat e dekreteve të marra janë vulat e dëshpërimit, e grahmave të fundit të një revolucioni imagjinar. Qysh dje i patë karnavalet e politikës shqiptarë që hynin e dilnin në derën e atij që duhet të ishte Presidentit”, tha Rama./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme