OSBE thirrje për vetëpërmbajtje: Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor të jetë paqësor

11:19 | 28 Qershor 2019
Arbresh.info

Krerët e OSBE u ka bërë thirrje palëve politike të vetëpërmbahen dhe të respektojnë proceset demokratike të vendit.

Në një deklaratë, OSBE u kërkoi palëve politike që të sigurojnë që procesi zgjedhor i 30 qershorit të jetë paqësor.

“OSBE ka monitoruar nga afër ngjarjet dhe ka nxitur vazhdimisht të gjithë aktorët relevantë të angazhuar në politikë të respektojnë proceset demokratike të vendit dhe të tregojnë vetëpërmbajtje. Tani më shumë se kurrë është e domosdoshme që aktorët shqiptarë të punojnë së bashku për të zhbllokuar situatën aktuale, për t’u angazhuar në dialog pa kushte dhe për të siguruar që zhvillimi i zgjedhjeve të dielën të jetë paqësor.

Ne i nxisim të gjitha palët e interesuara që të mbështesin sundimin e ligjit, të respektojnë rolet kushtetuese të institucioneve përkatëse demokratike dhe të drejtat themelore dhe të shmangin dhunën. Të dy, dhunuesit dhe nxitësit e akteve të dhunshme duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit që të marrin masa paraprake,”-tha OSBE.

Gjithashtu dënoi sulmet e dhunshme në ambientet e KZAZ në Vaun e Dejës.

Ndërsa theksoi se ngjarje të tilla njollosin imazhin e Shqipërisë në botë.

OSBE: “Duke pranuar të drejtën e shqiptarëve për protestë paqësore, OSBE dënon ashpër sulmet e fundit të dhunshme që synojnë organet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve në komunat anembanë Shqipërisë, duke dëmtuar shkollat dhe materialet e votimit. Të gjitha kontradiktat politike dhe administrative duhet të zgjidhen në përputhje me sundimin e ligjit dhe proceset ligjore.

Çdo përpjekje për të dëmtuar procesin demokratik përmes veprimeve të dhunshme ndalon përparimin e Shqipërisë dhe njollos reputacionin ndërkombëtar të vendit. Çdo shkelje ligjore lidhur me zgjedhjet, duke përfshirë blerjen e votave, shpërdorimin e burimeve publike dhe ushtrimin e presionit ndaj punonjësve në administratën publike, duhet të rezultojë me pasoja ligjore.”

OSBE shprehu gatishmërinë për të punuar me insitituticionet kombëtare në vend./ora news

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme