Google ADS

Kuvendi fillon seancën e jashtëzakonshme për homologim të veturave

10:59 | 28 Qershor 2019
M. A.

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancë të jashtëzakonshme në të cilën debaton për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave.

Kjo seancë është thirrur me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Siç është në dijeni dhe opinioni i gjerë Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk po merr masa për ta ndalë këtë monopol të dëmshëm që ka filluar prej vitit 2009 dhe po tentohet që të vazhdohet edhe më tej”, thuhej në arsyetimin e VV-së për këtë seancë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme