Google ADS

Nuk i paguan borxhin, i rrethon shtëpinë me shirita reflektues

10:00 | 28 Qershor 2019
Arbresh.info

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Vitomiricë të Pejës pasi dyshohet të ketë bërë vetëgjyqësi.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari për shkak të një borxhi ka shkuar të shtëpia e viktimës dhe i ka rrethuar shtëpinë me shirita reflektues, shkruan arbresh.info.

PK ka njoftuar gjithashtu se i dyshuari këtë veprim e kishte kryer pa paralajmërim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të një borxhi ka shkuar te shtëpia e viktimës mashkull K/Shqiptar me shirita reflektues ia kishte rrethuar shtëpinë pa e paralajmëruar atë dhe familjen e tij”, thuhet në raportin e PK-së.

E i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme