Zidane planifikon edhe një nënshkrimin gjatë kësaj vere

08:54 | 28 Qershor 2019
Arbresh Info

Real Madridi dhe trajneri Zinedine Zidane nuk e kanë përfunduar ende punën me transferime në afatin kalimtar veror.  

Klubi mbretëror është përforcuar shumë duke shpenzuar më shumë se 300 milionë euro në blerjen e katër lojtarëve.

Eden Hazard, Luka Jovic, Eder Militao dhe Ferlandy Mendy kanë ardhur këtë verë, ndërsa klubit i është bashkuar edhe Rodrygo Goes.

Megjithatë, menaxheri i Realit, Zidane po planifikon të shtojë edhe një nënshkrim të verës pas një verë të zënë në Bernabeu.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Los Blancos janë duke synuar një mesfushor të qendrës.

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba thuhet se shihet si objektivi i tyre numër një.

Nëse Reali dështon në transferimin e yllit të Unitedit, ata planifikojnë të lëvizin për Christian Eriksen, Donny van de Beek ose Tanguy Ndombele. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme