Prodhuesi i automjeteve “Ford” ka njoftuar se do të shkurtojë 12 mijë vende punë në Evropë deri në vitin 2020, me qëllim të thjeshtëzimit të biznesit në rajon në mënyrë që të rrisë profitabilitetin.
Shkurtimi i vendeve të punës është pjesë e rikonstruktimit të gjërë i cili përfshinë mbylljen e paralajmëruar më parë të gjashtë impianteve prodhuese në Evropë. “Ford” ul numrin e impianteve në 18 në Evropë, pasiqë rikonstrukton funksionimin në tre reparte: automjete komerciale, automjete udhëtimi dhe eksportimi i automjeteve të Ford-it, siç është Mustang.
“Ford Evropë” tha se pozitat në kontinentin e vjetër do të eliminohen kryesisht me një program vullnetar të ndarjes deri në vitin 2020.
“Ndarja e të punësuarve dhe mbyllja e impianteve prodhuese janë vendimet më të vështira që kemi marrë. Kompania të gjithë punonjësve do t’u ofrojë mbështetje për zbutjen e pasojave”, ka thënë presidenti i “Ford”-it, Stuart Rowley.
“Ford” më herët njoftoi mbylljen e fabrikës së motorëve në Bridgen të Uellsit, fabrikën e marsheve në Francë dhe tre fabrika në Rusi, ndërkaq impiantin në Kechnec të Sllovakisë do t’ia shesë kompanisë “Magna”./AA
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”