Ai është presidenti kontrovers brazilian që ka premtuar tolerancë zero në tregtinë e përhapur të drogës në vend, por duket se Jair Bolsonaro do të duhet t’ia nisë nga shoqëruesit e tij.
Një anëtar i sigurimit ushtarak zyrtar është arrestuar rrugës për në samitin e G20 në Japoni, pasi iu gjendën në posedim rreth 39 kilogramë kokainë, transmeton portali arbresh.info.
Oficeri i Forcave Ajrore të Brazilit u arrestua gjatë një ndalese në Sevilje të Spanjës.
“Ushtarakut iu gjend kokainë në valixhen e dorës që peshonte totalisht 39 kilogramë”, tha një zëdhënës i Gardës Civile.
“Ai u arrestua nën dyshimin e trafikimit të drogës dhe momentalisht është në paraburgim në selinë tonë në Sevilje ku po pret të paraqitet para gjykatës”.
Më vonë, ai u emërua si rreshteri 38-vjeçar Silva Rodrigues nga rrjeti televiziv brazilian RecordTV.
Aeroplani, që ishte nisur para udhëtimit të Bolsonaros, mbante një delegacion ushtarak me detyrën për të mbrojtur presidentin gjatë takimit të nivelit të lartë në Tokio.
Bolsonaro konfirmoi arrestimet në një deklaratë të martën, duke thënë se ai ishte informuar për incidentin nga ministri i mbrojtjes i vendit. Ai tha se incidenti ishte “i papranueshëm” dhe kërkoi një hetim dhe dënim të ashpër.
“Ne nuk do të tolerojmë një mosrespektim të tillë ndaj vendit tonë!” tha presidenti.
Prania e narkotikëve në një aeroplan ushtarak brazilian është një goditje ndaj Bolsonaro, i cili “u zgjodh në një premtim për të goditur krimin, veçanërisht industrinë e shfrenuar të kokainës në Brazil”, raporton Philip Reeves i NPR nga Rio de Janeiro./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...