Ministria e Diasporës dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në vazhdën e projektit të themelimit te rrjetit të bizneseve shqiptare, pati ndalesën e radhës në Suedi ku edhe u themelua rrjeti i afaristëve shqiptar.
Me qëllim të sqarimit të nevojës së themelimit të rrjetit të bizneseve u mbajt një takim me përfaqësuesit e bizneseve, ndërsa u vizituan biznese të suksesshme të diasporës në Suedi si, “PappooNordic AB”, “Adelina Gross AB”, “T-Meeting” dhe “Miri Bygg AB”.
Takimet e frytshme me drejtuesit e këtyre kompanive të suksesshme rezultoi edhe mbajtjen e Forumit themelues i Rrjetit të bizneseve shqiptare në Suedi, më 28 shtator.
Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve në Ministrinë e Diasporës, njëherësh nikoqir i këtij projekti, foli për rëndësinë që kanë këto rrjete në identifikimin e bizneseve të suksesshme kudo nëpër botë, njohjen e tyre dhe, rrjedhimisht, të bërit bashkë biznes. Ai, njëkohësisht, e potencoi faktin se ky mekanizëm do të shërbejë si urë mes bizneseve nga diaspora dhe vendit për t’i kanalizuar investimet nga diaspora.
Të pranishëm në këtë forum ishin edhe sekretari i përgjithshëm Osman Shahini, Besian Mustafi,drejtor i përgjithshëm i KIESA-s, kryetari Rrjetit të bizneseve në Finlandë, Omer Nura si dhe përfaqësuesit e projektit DEED, UNDP dhe IOM partnerë të Ministrisë së Diasporës në këtë projekt të rëndësishëm.
Pas propozimeve të anëtarëve të forumit, u zgjodh edhe kryesia prej 9 anëtarësh. Kryetare u zgjodh Saranda Iseni, ndërsa nënkryetarë Afrim Bunjaku dhe Milaim Makolli, sekretar Albert Jashari dhe arkëtar Haredin Osmanaj.
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...