Burrat apo gratë shqiptare e përdorin më shumë internetin?

01:23 | 28 Qershor 2019
Arbresh Info

Burrat e përdorin celularin dhe internetin më shumë sesa gratë në Shqipëri.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT, për vitin 2018, në mesin e 15-59 vjeçarëve, 75,2% e burrave dominojnë me përdorimin e internetit, krahasuar me 65.1% të grave.

Sa i përket përdorimit të telefonit celular, sërish burrat kryesojnë. Përllogaritet 94.1 % e burrave, krahasuar me 89.2% të grave, pjesë e individëve që përdorin telefon celular.

Sa i përket se për çfarë e përdorin internetin shqiptarët, Facebook luan rolin më të madh në tregun dhe hapësirën e rrjeteve sociale në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme