Deputetët para pak çastesh kanë votuar për ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Hysni Ismaili do të jetë ministër i Kulturës, Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor, Goran Milevski i Vetëqeverisjes Lokale, Trajan Dimovski i Bujqësisë dhe Sadulla Duraku do ta udhëheq ministrinë e re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie në mes Bashkësive, njofton Telegrafi Maqedoni.
Deputetët në Kuvend gjatë gjithë ditës sot kanë diskutuar ashpër rreth propozimeve për ministra.
Deputetët e shumicës parlamentare kanë mbrojtur propozimet e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa ata të opozitës thanë se funksionarët e propozuar nuk janë adekuat.
Zaev kishte propozuar që ai të udhëheq me Ministrinë e Financave në vend të Dragan Tevdovskit, por pas pohimeve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit se ai nuk mund të jetë edhe kryeministër edhe ministër tërhoqi kandidaturën, ndërsa theksoi se me këtë ministri do të udhëheq deri në zgjedhjen e ministrit të ri.
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...