Rama reagon mbi zjarrvënien në KZAZ-në e Shkodrës: Ndëshkimi do jetë shembullor

22:25 | 27 Qershor 2019
L G

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në tëitter në lidhje me përplasjet dhe incidentin që ndodhi këtë mbrëmje në Vaun e Dejës, ku një KZAZ u dogj nga protestuesit e opozitës dhe për pasojë mbetën të plagosur dy punonjës policie.

Rama ka paralajmëruar se ndëshkimi do të jetë shembullor

Rama:Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurtë me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë Ndëshkimi do jetë shembullor

As kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend! Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme